Letër e hapur nga Granit XHAKA

Me këtë letër dua të njoftoj të gjithë opinionin publik mbarë shqiptar, se karrierën time në vazhdim do ta vazhdoj edhe në të ardhmen për Zvicrën. Gjithashtu dua të sqaroj me këtë letër gjithë lexuesit se si kam ardhur deri në këtë vendimmarrje.

Mundësitë sipas anës ligjore:

Sipas një njoftimi zyrtar që FIFA ka shpërndarë, na njoftuan se kush ka luajtur në kampionatin Europian 2016, nuk ka më të drejtë të luajë për një kombëtare tjetër. Federata e Futbollit të Kosovës dhe FIFA nuk kanë një marrëveshje të qartë për kalimin e lojtarëve nga Zvicra te Kosova. FIFA thotë qartë se kush ka luajtur në EURO 2016 nuk ka më të drejtë të ndërrojë ekipin përfaqësues. Kosova është pranuar në FIFA disa javë para se të fillonte kampionati Europian dhe që atëherë ne duhet të ishim informuar, informacion ky që ne si lojtarë nuk e kishim. Disa drejtues e kanë ditur dhe duhet të na kishin informuar. Për këtë arsye tani është e pamundur të ndërrojmë kombëtaren edhe ju garantoj se si FIFA ashtu edhe FFK nuk kanë informuar për anën ligjore dhe rruga se si duhej të veprohej. FFK-ja duhet të kishte kërkuar sqarim nga FIFA për këtë pikë menjëherë pasi u pranua në FIFA dhe UEFA. Unë si Granit jam interesuar dhe kam angazhuar stafin tim që të punojë në këtë drejtim, nëse ishte e mundur të luaja me Kosovën apo jo. Nuk e kam bërë publike, sepse kam dëshiruar më parë të informohem, pastaj të deklarohem për një vendim të tillë. Kam punuar me muaj të tërë për një gjë të tillë. Disponoj gjithë dokumentet që datojnë me fillimin e qershorit, dokumente që bashkëpunëtorët e mi të autorizuar prej meje kanë bërë gjithça që të bëhej realitet një gjë e tillë. Nuk janë të vërteta ato që thonë disa drejtues të federatës dhe një pjesë e medias. Graniti nuk është nga ata që bën publike gjithçka, por punon për gjithçka. Kërkesa ime dhe angazhimi im kanë qënë gjithmone kryerja e të gjitha proçedurave të duhura për të mundësuar përfshirjen time për Kosovën.

Unë si Granit personalisht dua të them edhe disa fjalë për tifozerinë shqiptare. Vendimi për të luajtur edhe në të ardhmen me Zvicrën nuk është vendim kundër Kosovës, përkundrazi është një vendim pro Kosovës dhe kombit tim. Në Zvicër e më gjerë punojnë dhe jetojnë me mijra shqiptarë. Shteti dhe populli zvicerian kanë bërë shumë për bashkatdhetarët tanë që të jetojnë e të punojnë si të barabartë.

Prania ime në vazhdim me ekipin zvicerian tregon respektin dhe falenderimin që populli ynë i bën shtetit zvicerian dhe popullit të saj, për mundesitë dhe mikëpritjen që na kanë ofruar. Për ëndrrën time të motshme që të luaja një ditë per vendin tim, unë po sakrifikoj së tepërmi për t´i kthyer respektin popullit zvicerian me moslargimin tim ne këtë moment kur Kosova u pranua në FIFA. Gjithçka duhet parë tashmë nga anët pozitive që i vijne bashkatdhetarëve të mi nga ky vendim. Unë si Granit Xhaka do t´i tregoj popullit zvicerian se shqiptarët nuk janë bukëshkelur.

Ata na dhanë ne gjithçka , atëherë kur vendin tonë askush nuk e përkrahte , ata e pritën popullit tim krahëhapur, pa paragjykime, nuk na trajtuan si të huaj në shtëpinë e tyre, ata na hapën shtëpitë, dhanë gjithçka çfarë kishin , ndaj ne duhet t´u themi se ju jemi mirënjohës e nuk jemi tradhetarë, se nuk e duam mikun për interesa të momentit. Pse more kritikë nuk e shikoni të gjithë këtë histori nga një këndvështrim tjetër?

Duke luajtur me Zvicren shuhet për mua një ëndërr, por kur mendoj se mbi treqindmijë shqiptarë në Zvicer do përfaqësohen me praninë time në kombëtaren e Zvicrës, ndjehem krenar, sepse do të jem një ambasador i mirë për çdo shqiptar që jeton e punon në Zvicër.

Çdo shqiptar do ndjehet krenar dhe do mbajë kokën lart duke i ngjallur respekt popullit zvicerian.

Repekti për ata që na ndihmuan në kohëra të vështira duhet te triumfojë mbi interesat te tjera. Historia e vendit tim na ka mësuar që të mirën ta shpërblejmë me të mirë. Kam mësuar që edhe ta dua vendin tim dhe këtë e bëj kudo e ngado.

Gjithmonë do mundohem të jem një ambasador i mirë për çdo emigrant shqiptar, do të jem një shembull i mirë për njerëzit e vendit tim.

Kudo ku jam edhe do të jem, do të mbaj kokën lart dhe do jem krenar që jam shqiptar, që e dua vendim tim. Ëndrra ime ishte ajo që të gjithë dinë , dhe ajo ëndërr është bërë realitet.

Disa fjalë për ju tifozë që shani

Unë jam i ri edhe tifoz i mirë si ju për vendin tim dhe më besoni, që nëse do ishte vetëm vendimi im, unë do isha pa më të voglin dyshim aty ku JU më dëshironi. Këto ditë jam ndjerë shumë keq sepse jam përballur padrejtësisht me sharje nga ju. Ju që shani nuk i dini të gjitha, por ju e dini shumë mire se sa ju do Graniti. Më keni lënduar, por ama 100% me të padrejtë. Ju nuk e dini se sa shumë kam punuar une për atë gjë që ju donit, Por pse ti bëja publike??? Unë kam punuar deri ne realizimin e asaj që ju doni. Ju që shani a e dini që familja XHAKA ka bërë aq shumë për kombin shqiptar. Një pyetje për të gjithë ju: Për çfarë flamuri luan Taulant XHAKA??? Sot vëllai im përfaqëson denjësisht mua dhe gjithë familjen Xhaka si pjesë e kombëtares kuq e zi. Vëllai im luan nën tingujt e hymnit kombëtar dhe nën valëvitjen e flamurit kuq e zi, për të cilijn luftuan dhe sakrifikuan jeten me mijëra shqiptarë ndër shekuj. Taulant Xhaka, vëllai im dhe biri i Ragipit luan për atë komb, për idealin e të cilës dha jetën Adem Jashari. Ai këndon hymnin që bën krenar 10 milionë shqiptarë. Ju kërkoni që të mos vij në Kosovë. Unë ju them se do vij sa herë të mundem edhe me flamurin kuqezi në zemër. Taulant XHAKA luan për Shqipërinë dhe do jetë gjithmonë aty. Ju shani se si dini të gjitha, por mendoni që XHAKA është pjesë e emrit ALBANIA, e kjo me bën krenar. Mendojeni këtë para se të shani tifozë. Ka se kush e ngre dhe nderon flamurin shqiptar nga familja XHAKA

Ky ishte vendimi më i mirë i mundshmëm , për të mirën e gjithë bashkatdhetarëve në Zvicër, duke ditur që FIFA kishte dhënë përgjigje negative. Graniti vendimin nuk e ka marë i vetëm, por në bashkëpunim dhe konsultim me një masë të gjerë. Ka qënë një ndër vendimet më të vështira të jetës sime edhe pse nga ana ligjore një gjë e tillë nuk linte hapësirë.

Kosovës i uroj me gjithë zemër suksese dhe JU premtoj që do jem gjithmonë pranë saj. Taulanti do jetë pjesë e shqiponjës në çdo betejë jo vetëm për sa kohë do të luajë futboll. Unë Graniti do jem një tifozi i përjetshëm kuqezi dhe do ju nderoj aty ku jam. Kam lindur shqiptar dhe jam krenar ta them gjithë jetën time!

Me respekt

Granit XHAKA

10 Comments

  • Iljaz Stafa

    Granit, un besoj se nje gje te tille duhet te ishte bere publike shum kohe perpara… Un personalisht kam qen tifozi juaj edhe pse nuk jeni lojtar te kombetares shqiptare por e deshiroja nje njoftim te tille.
    Cdo here qe ju shofim duke luajtur un ndihem krenar per ty si per vellajn tende edhe shoket tuaj, transferimi qe bere n Arsenalin shpresoj me gjith zemer te bej nje nga mesfushoret me te mire ne ket bot sepse un besoj tek ti edhe jam i bindur se ti do e trrgosh!!
    Un si shqiptar edhe person qe rrespekton kosoven ashtu si svicera edhe gjith tjeret te uroj te gjitha te mirat nga zemra me nje shpres nj dit qe ngjyrat e flumurit ton te trregojn botes ate qe ne vlejm.
    Shpresoj qe ta lexosh ket koment, por gjithsesi faleminderit!! 😀
    Me rrespekt,
    Iljaz Stafa

    • Daniel

      Granit te uroj suksese dhe me gjith zemer do te kisha deshir qe te behesh lojtari ma I mir ne bot . Dhe do te ndihesh krenar se nje Shqipetar dhe vellaj I Taulant Xhkes eshte Yll Bote.
      Un jam tifoz I Arsenalit dhe krenarohem per ty sepse je Yll dhe je shqipetar

      I Love you brother

  • Mjaku

    Granit , un jam kosovar shqiptar me pasaport zvicrrane , edhe un luaj ne fc kosova geneve qe nga viti1998 dhe tash jam veteran dhe kurr nuk e kam zhveshur fanelen kuq ezi .Nuk mendoj qe ka njeri me gjak shqiptari dhe nuk don te perfaqson shqiptarin .Jam fanc i yti Granit dhe i shqiptarve tjer qe luajn per kombtaren zvicrrane ,vertet eshte krenari qe ju kemi dhe na perfaqsoni neve mergimtaret ne menyren ma te mir te mundshme .Tu uroj gjith te mira te behesh mesfushori me i mir ne bot 🇽🇰🇦🇱🇨🇭.Forca Kosova,Forca Shqiperia

  • Abdulji

    Ne mburemi dhe te urojm shendet dhe sukses ty dhe fudbollisteve tjer.Ju jeni ata qe na perfaqsoni dhe qe dote na e ktheni dinjitetin.Ne jemi Shqipëtar dhe te miren e kthejm me te mire.Zoti ju ndihmoft qe edhe shum bij dhe bija Shqipëtar te na prezentojn me dinjitet në te gjith fushat sportive dhe fusha tjera.

  • M M

    Lieber Granit

    Es tut mir weh, wenn ich höre, dass du beschimpft und bedroht wirst! Ich habe grösste Mühe mit der Doppelmoral einiger unserer Blutsbrüder! Du und die anderen Albanischstammigen Natispieler haben 2 Herzen, das können viele nicht nachvollziehen! Wenn die albanische Hymne läuft kriegen wir alle Gänsehaut und das können wir nicht einfach so abstellen, egal welchen Pass wir haben. Wir sind aber anderseits die besseren Schweizer, sagt man, weil wir eben aus Dankbarkeit und Wertschätzung bis ans Limit gehen. Keiner kann von uns verlangen, dass wir bei der CH Hymne Gänsehaut kriegen, weil uns der Text einfach nicht erreicht! Aber verlangen dass man für das Land kämpft und treu ist, das ist legitim und das müssen wir alle gemeinsam!

    Du hast alles richtig gemacht, ein Wechsel wäre ein Verrat an die Schweiz und auch sonst würde es gar nichts bringen. Schnell würdest wieder in die Kritik geraten, weil du einen Fehlpass spielst! Stell dir nur mal vor, was dir genau diese Menschen, welche jetzt drohen, geschrieben hätten, hättest du einen entscheidenden Elfmeter für den Kosovo verschossen!

    Hier habe ich nur Parolen “Kopf hoch Granit!” gelesen!

    A kemi luftuar ne deri sot kunder armikut, qe te arrijm lirinë që t kemi mundësi, per te kercnuar atdhetaret per nje sport?

    Me shum respekt

    M M

  • Florian

    Granit,
    Shqiptaret e kane nje bir te famijes Xhaka, e per kete e falenderojne familjen Xhaka nga zemra.
    Une e mbaj mend ndeshjen e pare te Zvicres kunder Shqiperise, ty afer portes dhe zemergjeresine e shqiptarine tende. 😉
    Te uroj shume suksese e vazhdo te na besh krenar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *